Barca përgatitet për transferimin e Lautaro Martinez – mësohen detajet

Barcelona do të bëjë çdo gjë për të siguruar shërbimet e Lautaro Martinez.

Sport

22/02/2020 21:40

Barca është në kërkim të një lojtari sulmues dhe Lautaro është emri që prinë në listën e dëshirave të ‘Blaugrana’.

Nicolo Schira bën të ditur se Barca po punon për transferimin e Lautaro Martinez. ‘El Toro’ është zgjedhja e parë për Barcën në merkaton e verës, bën të ditur gazetari italian, transmeton lajmi.net.

Barca i kanë ofruar lojtarit kontratë të vlefshme deri në vitin 2025, me një pagë prej 7 milionë eurove në vit, + bonuse.

Inter nuk kanë dëshirë ta shesin lojtarin, por ai ka një klauzolë liruese që mund të aktivizohet nëse paguhen 111 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse Barcelona do të sigurojë shërbimet e Lautaro gjatë merkatos së verës. /Lajmi.net/