Barça para Botërorit

Neymar po mendon të rikthehet në fushën e blertë. Babai i futbollistit insiston se për sulmuesin brazilian, prioritet është Barcelona, e më pas Botërori 2014.

Sport

22/04/2014 10:39

Sulmuesi i Barcelonës, Neymar është i koncentruar tërësisht tek rikthimit në klub, e jo për Botërorin 2014, që do të mbahet këtë verë.

Për këtë ka siguruar babai i futbollistit brazilian.

Aktualisht, Neymar po qëndron jashtë fushës së blertë, për shkak të lëndimit në këmbën e majtë, në ndeshjen finale të Copa del Rey, ndërsa pritet të rikthehet në aksion pas katër javësh.

22 vjeçari mund të rikthehet vetëm në xhiron e fundit ndaj Atletico Madridit, edhe pse fillimisht e rrezikonte pjesëmarrjen në Botëror.

“Ai është keq, sepse nuk do të mund të luajë shumë ditë. Ne po mendojmë për Barcelonën fillimisht, e më pas për Botërorin. Ai po shkon ma mirë, por përmirësohet”, deklaroi Neymar senior për Deportes Quatro.

Neymar ka shënuar 15 gola nga 40 paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë edicion me Barcelonën, edhe pse pati probleme me lëndime kohë pas kohe.