Barca nis bisedimet me Messi dhe Ter Stegen

Barcelona ka nisur bisedimet me dy lojtarët kryesorë të skuadrës.

Sport

07/06/2020 08:13

Lionel Messi dhe Marc Andre ter Stegen do të kenë gati ofertat për kontratën e re, brenda javës së ardhshme.

Sipas raportimeve të ‘Mundo Deportivo’, dy lojtarët tashmë kanë hapur negociatat për rinovimin e kontratës, transmeton lajmi.net.

Kontrata e Messi skadon në vitin 2021, derisa portieri ka kontratë deri në verën e ardhshme.

Skuadra katalane është e vendosur që të vazhdojë qëndrimin e dyshes, kurse në planet për rinovim është edhe Ansu Fati.

Ter Stegen ka nisur bisedimet me katalanët tash e një kohë të gjatë, por paga e tij ishte ajo që hapte telashe.

Mbetet të shihet se si do të mbyllen negociatat Barca-Messi-Ter Stegen. /Lajmi.net/