Barca në negociata me yllin e Dortmund, ofron 25 milionë euro

Skuadra e Barcelonës ka filluar negociatat me skuadrën e Borussia Dortmund për transferimin e portugezit, Raphael Guerreiro.

Sport

15/06/2019 08:43

E përditshmja spanjolle ‘Sport’ shkruan se Barca ka ofruar maksimum 25 milionë euro për shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Ylli portugez ka edhe një vit kontratë të mbetur dhe ka disa oferta për të, por Barca shihet si skuadra në ‘pole position’.

Ardhja e Guerreiro do të rriste konkurrencën për Jordi Alba, si dhe do t’i jepte Valverdes mundësi për ta pushuar ndonjëherë spanjollin.

Edhe vet Guerreiro më herët ka shprehur dëshirën për të kaluar në ‘Camp Nou’, kështu që Barca nuk pritet ta ketë të vështirë transferimin e tij. /Lajmi.net/