Barça mund të fitojë gjithçka

Andres Iniesta beson se Barcelona mund të fitojë gjithçka sezonin e ardhshëm. Mesfushori spanjoll e përshëndeti përforcimin e gjigantit katalunas me lojtarë të rinj. Sipas tij, Barça është e etur për të fituar.

Sport

19/08/2014 21:16

Andres Iniesta është optimist për sezonin e ardhshëm dhe beson se Barcelona mund ta fitojë çdo kompeticion të mundshëm këtë vit.

Gjiganti katalunas bëri ndryshime të mëdha këtë verë, duke sjell në ekip lojtarë si Luis Suarez, Marc-Andre ter Stegen, Jeremy Mathieu e Ivan Rakitic.

“Me lojtarët e rinj që kanë ardhur, mendoj se e kemi bërë një skuadër të madhe, të gatshme për të luftuar për të gjithë trofetë”, deklaroi mesfushori spanjoll.

“Kemi dëshirë dhe shpresë të madhe. Po vijmë nga një sezon i keq dhe i vështirë dhe duam që njerëzit të ndihen të lumtur me ekipin përsëri”, vazhdoi Iniesta.

“Ekipi duhet të mundohet të rritet dhe të përmirësohet muaj pas muaji, por në klub njerëzit që gjërat të bëhen menjëherë. Nuk ka shumë durim në një klub si ky”, përfundoi Iniesta.