Barça, lidere edhe në shitje të lojtarëve

Përpos që është lidere në shpenzime, Barcelona prin po ashtu në listën e klubeve që kanë përfituar më së shumti gjatë kësaj vere nga shitja e lojtarëve.

Sport

20/07/2014 22:35

Barcelona e para, edhe në përfitimet nga shitja e lojtarëve. Në bazë të statistikave të nxjerra deri tash, gjiganti katalunas e ka mbushur më së shumti ‘kuletën’ nga shitja e lojtarëve.

Në fakt, katalunasit i përfituan 82,5 milionë euro nga shitja e Alexis Sanchez (Arsenal) 42,5 milionë, Cesc Fabregas (Chelsea) 36 milionë, Jonathan Dos Santos (Villarreal) 2 milionë dhe Cristian Tello (Porto) 2 milionë.

Pozita e dytë i takon Liverpoolit, i cili e shiti Luis Suarezin pikërisht tek gjiganti katalunas për 81 milionë euro, ndërsa i treti është Atletico Madrid, i cili i shiti plot lojtarë: 

Diego Costa (38 milionë) e Filipe Luis (20) i shiti në Chelsea, 11 i përfitoi për Adrian (Porto), 6 për Roberto (Olympiakos) dhe 5 për Asenje (Villarreal).

Renditja e shitjes së lojtarëve

1. FC Barcelona 82,5 milionë euro

2. Liverpool 81 milionë

3. At. Madrid 80 milionë

4. Southampton 74 milionë

5. Benfica 68,3 milionë

6. Bayern 52,15 milionë

7. Chelsea 51,2 milionë

8. Athletic 36 milionë

9. Porto 33,5 milionë

10. Verona 26,5 milionë