Barça kthen sytë kah Mane, nëse Dembele nuk rinovon

Barcelona ka shprehur interesim për sulmuesin anësor të Liverpoolit, Sadio Mane.

Sport

10/05/2022 18:20

Lojtari shihet si objektiv kryesor nëse dështon rivomi i Ousumane Dembele, transmeton lajmi.net.

Mane është duke shkëlqyer tash e disa sezone me Liverpoolin, duke qenë krucial për skuadrën e Klopp.

Senegalezi ka fituar pothuajse gjithçka për “Të Kuqtë”, duke qenë protagonist në shumicën e këtyre sukseseve. /Lajmi.net/