Barca kërkon sulmues, këto janë alternativat

Barcelona ka filluar të mendojë për sjelljen e një sulmuesi të qendrës në afatet e ardhshme.

Sport

12/10/2019 15:05

‘Plakja’ e Luis Suarez ka detyruar Barcelonën të mendojë për pasuesit e tij.

‘Mundo Deportivo’ raporton se Barcelona ka një listë prej katër emrash, me të cilët kërkon të zëvendësojë uruguaianin, përcjell lajmi.net.et

Emrat që kanë marrë vëmendjen e kampionëve të La Ligas janë Harry Kane i Tottenham, Lautaro Martinez i Inter, Marcus Rashford i Manchester United dhe Kylian Mbappe i PSG-së.

Transferimi i secilit nga këta katër emrat, do të kishte një kosto të lartë për Barcelonën./Lajmi.net/