Barca ia tregon Juventusit çmimin e Umtiti

Mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti, është në mesin e lojtarëve që po monitorohen nga Juventus.

Sport

24/05/2019 08:38

Kampionët e Italisë pas pensionimit të Andrea Barzagli, janë duke punuar për të sjellë një mbrojtës të dëshmuar në Torino.

Preferenca e tyre e parë mbetet francezi Samuel Umtiti, i cili mund të humbas vendin e tij me një transferim të mundshëm të Matthijs de Ligt në ‘Camp Nou’.

Sipas ‘Don Balon’, Barcelona do të lejonte largimin e Umtitit, nëse Juventus paguan 80 milionë euro, përcjell ‘lajmi.net’.

Kjo shumë duket shumë e lartë për Juventusin, që me siguri do të kërkojë alternativa tjera për mbrojtjen./Lajmi.net/