Barca i frikësohet më të keqes, e prezanton transferimin e ri në ‘Camp Noun’ e boshatisur

Barcelona të enjten mbrëma ka bërë prezantimin e transferimit më të ri, Martin Braithwaite.

Sport

21/02/2020 11:44

Në ‘Camp Noun’ e mbyllur dhe pa asnjë tifozë, 28 vjeçari që u transferua për 18 milionë euro, veshi fanellën e Barcelonës, në diçka që dukej si një ‘cirk’.

Jemi mësuar se transferimet e Barcelonës zakonisht të bëheshin para tifozëve në ‘Camp Nou’, të cilët nuk ishin të paktë që vinin për t’i uruar mirëseardhje lojtarit të tyre të ri.

Por, Braithwiate prezantimin e bëri vetëm para familjarëve, zyrtarëve të klubit dhe fotoreporterëve.

Barcelona nuk hapi dyert për tifozët nga frika se shumë pak prej tyre do të vinin, dhe në këtë mënyrë, e gjithë kjo histori do të dukej edhe më e trishtuar.

Braithwaite ka zgjedhur numrin 19 në fanellën e Barcelonës./Lajmi.net/