Barça fiton pa Messin

Lionel Messi pësoi një tjetër lëndim dhe u desh të zëvendësohej, mirëpo edhe në mungesë të tij, Barcelona shkeli Real Betisin duke e mposhtur me rezultat 4:1. Ylli argjentinas u zëvendësua pas 22 minutash lojë, dhe në vend të tij u inkuadrua Andres Iniesta. Por, pak më tepër se dhjetë minuta më vonë, Neymar i…

Sport

10/11/2013 22:04

Lionel Messi pësoi një tjetër lëndim dhe u desh të zëvendësohej, mirëpo edhe në mungesë të tij, Barcelona shkeli Real Betisin duke e mposhtur me rezultat 4:1.

Ylli argjentinas u zëvendësua pas 22 minutash lojë, dhe në vend të tij u inkuadrua Andres Iniesta. Por, pak më tepër se dhjetë minuta më vonë, Neymar i kaloi mysafirët në epërsi, kurse pak sekonda më vonë Pedro e dyfishoi avantazhin.

Për 3-0 realizoi Cesc Fabregas në minutën e 63-të kurse mesfushori spanjoll shënoi prapë dhjetë minuta para fundit. Betis e gjeti ngushëllimin me golin e Jorge Molinas nga penalltia në çastet e fundit.

Me këtë fitore, Barcelona e ka shtuar epërsinë në krye të tabelës në tri pikë, pas barazimit të Atletico Madridit në udhëtim te Villarreal me rezultat 1:1.