Barca e “provokon” Juventusin para ndeshjes së nesërme
Juventus – Barcelona është kryendeshja e ditës së nesërme në Ligën e Kampionëve.

Sport
Kampionët e Serie A, ende nuk e dinë nëse do të kenë në fushë yllin e tyre, Cristiano Ronaldon, por Barcelona e ka të gatshëm Lionel Messin.
Madje katalanët kanë vendosur të “ngacmojnë” Juventusin para kësaj ndeshje.
“Hej, Juventus, ne mezi po presim që të shohim më të mirin e të gjitha kohërave në fushën tuaj nesër mbrëma”, shkruhet në ngacmimin e Barcës, përcjell lajmi.net.