Barca e pamëshirshme ndaj Lyon, fiton thellë dhe kalon tutje në L.K

Barcelona me lehtësi ka kaluar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Sport

13/03/2019 22:54

‘Katalanët’ nuk janë treguar aspak të mëshirshëm ndaj Lyon, duke i mundur 5:1 në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve.

Lionel Messi në minutën e 18’ provoi ‘panenkan’ nga penalltia, për epërsinë 1:0 të Barcelonës. Coutinho në minutën e 31’ dyfishoi epërsinë.

Në minutën e 58’, Lyon rikthehet në lojë kur Tousart ngushton epërsinë në 2:1.

Por, Barcelona nuk lejon befasi duke shënuar edhe tri herë, përmes Messit (78’), Gerard Pique (81’) dhe Ousmane Dembele (86’).

Në fund, Barcelona 5:1 Lyon./Lajmi.net/