Barca e gatshme t’i shesë dy yjet e skuadrës

Sezoni që shkoi ka mundur të jetë i fundit në fanellën e Barcelonës për Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho.

Sport

15/06/2019 16:42

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, gjatë javës ka mbajtur një takim me drejtuesit e klubit, ku është biseduar çështja e transferimeve.

Katalanët pas dështimit në Ligën e Kampionëve, e shohin të domosdoshme intervenimin në tregun e transferimeve, duke parë edhe blerjet që kanë bërë rivalët e Real Madrid.

Por, para se të fillojnë këto operacione, mediet në Spanjë raportojnë se Barcelona po mendon për shitjet e lojtarëve, që do të siguronin të ardhura të mëdha.

Në këtë listë figurojnë Ivan Rakitic dhe Philippe Coutinho, të cilët do të lejohen të largohen nga Barcelona, nëse në drejtim të tyre vijnë oferta të pranueshme./Lajmi.net/