Barca e gatshme të bëjë gjithçka për sulmuesin që do ta zëvendësojë Suarezin

E përditshmja spanjolle ‘AS’ raporton se drejtorët e Barcelonës ishin aq të mahnitur me performancën e sulmuesit të Inter, Lautaro Martinez mbrëmë, sa që janë të gatshëm të aktivizojnë klauzolën e tij të blerjes prej 111 milionë euro.

Sport

11/12/2019 16:41

Martinez edhe pse nuk arriti të shënonte kundër Barcelonës, ishte një lojtar i dalluar, duke asistuar te goli i Romelu Lukakut.

Sulmuesi argjentinas ka një klauzolë lirimi prej 111 milionë euro, megjithatë ajo është aktive vetëm në dy javët e para të korrikut, e ngjashme me atë që kishte Mauro Icardi në kontratën e tij.

Inter thuhet se po punojnë për rinovimin e kontratës me Martinez, duke shpresuar që të heqin plotësisht klauzolën.

Barcelona e sheh Lautaron si pasues ideal të Luis Suarez, i cili ka mbushur 33 vjet dhe ka kontratë edhe 18 muaj me skuadrën.

Martinez ka shënuar 13 gola në të gjitha garat me Interin këtë sezon./Lajmi.net/