Barca do të fitojë 1 miliard euro gjatë këtij sezoni

Skuadra e Barcelonës pritet të fitojë rreth 1 miliard euro gjatë këtij sezoni.

Sport

19/09/2019 23:09

Barcelona do të jetë skuadra e parë sportive që prek shifrën e 1 miliard euro të ardhura.

Shefi ekzekutiv i Barcës, Oscar Grau, ka konfirmuar këtë gjë, duke thënë se pas mbylljes së arkave për sezonin 2018/19, skuadra është në pozitë të mirë me buxhetin.

Sipas fjalëve të Grau, Barca do të fitojë rreth 1,047,000,000 euro gjatë këtij sezoni, shifër që përkthehet si 57 milionë euro më shumë se sezonin e kaluar, transmeton lajmi.net.

Në sfrën e marketingut, të ardhurat do të rriten për 24% apo rreth 62 milionë euro. Ky është rezultat i sponzorëve të rinj.

Rrol të madh do të luajë edhe zbritja e pagave për departamentin sportiv, për 3%, që përkthehet si rënie nga 525 milionë në 507 milionë euro. /Lajmi.net/