Barca dhe Real Madrid në garë për Donny van de Beek

Barcelona dhe Real Madrid duan shërbimet e anëtarit të Ajax Amsterdam, Donny van de Beek.

Sport

15/12/2019 11:47

Van de Beek është në radarin e top skuadrave evropiane qysh nga vera, pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Ajax.

Real Madrid nuk arriti të mbyllte një marrëveshje me lojtarin gjatë verës, por duket se nuk janë dorëzuar për të.

Sipas raportimeve të ‘Sport’, Barca dhe Real Madrid po trokasin në derën e Van de Beek, transmeton lajmi.net.

Në Holandë thuhet se Real Madrid veçse janë duke negociuar me klubin e lojtarit, si dhe me agjentin e tij, për një marrëveshje të mundshme.

Barcelona nuk ka bërë ndonjë hap konkret, por mund të futet në garë para fillimit të merkatos.

Mbetet të shihet se cila do të jetë skuadra e ardhshme për 22 vjeçarin holandez. /Lajmi.net/