Barca dhe Man City planifikojnë shkëmbimin e madh

Një shkëmbim i madh mes Barcelonës dhe Manchester Cityt mund të finalizohet.

Sport

13/04/2020 09:50

The Telegraph raporton se Barcelona është përgatitur t’i ofrojë Manchester Cityn Nelson Semedon në këmbim të Joao Cancelos, përcjell lajmi.net.

Cancelo ka vuajtur për të vendosur vetën startues në skuadrën e Pep Guardiolas që nga momenti i transferimit në ‘Etihad Stadium’ nga Juventus verën e kaluar.

Barca është e gatshme t’i sjellë ‘dritë’ karrierës së lojtarit, duke e dërguar Semedon te City si marrëveshje shkëmbimi që mund t’u përshtatet të gjitha palave.

Joao Cancelo ka qenë pjesë e La Ligas edhe në të kaluarën, ku nga Valencia ishte huazuar fillimisht tek Inter, para se të transferohej te Juventus. /Lajmi.net/