Barca dëshpëron Interin, i thotë ‘JO’ për yllin e skuadrës

Barcelona ka refuzuar ofertën e Interit për Arturo Vidal.

Sport

22/08/2019 22:35

‘Neroazurët’ pasi dështuan të transferojnë kilianin verën e kaluar, janë duke tentuar të njëjtën gjë ta bëjnë edhe këtë afat kalimtar.

Por, MundoDeportivo raporton se kampionët e La Ligas kanë refuzuar ofertën e Interit, për Vidal, përcjell lajmi.net.

Vidal po pëlqehet shumë nga Antonio Conte, me të cilin kanë punuar te Juventus, ku kanë fituar disa tituj të Serie A.

Me refuzimin e Barcelonës për Vidal, Interit i mbetet të shikojë alternativat tjera për mesfushën./Lajmi.net/