Barca dëshiron lojtarin që i eliminoi nga Liga e Kampionëve

Barcelona i ka vënë syrin sulmuesit Divock Origi, i cili shihet si zëvendësues perfekt i Luis Suarez.

Sport

23/05/2019 10:23

Belgu shpërtheu në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, duke e eliminuar Barcën pas një ndeshje dramatike në ‘Anfield’.

Sipas Mundo Deportivo, Barcelona dëshiron të nënshkruajë me Origin si zëvendësues për Luis Suarez, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht transferimit të Griezmann, që do bëhet zyrtar shumë shpejt, ‘Bluagranasit’ nuk janë ende të kënaqur me fazën ofanzive.

24-vjeçari është monitoruar nga trajneri Ernesto Valverde, që ka mbetur i habitur me aftësitë e tij. /Lajmi.net/