Barbana flet për vdekjen e Ergit, tregon si e mori lajmin e zi (Video)

Në përfundim të intervistës së saj për emisionin “Thumb” këngëtarja Barbana Dini theksoi se më parë nuk flinte shumë gjumë diçka e tillë edhe për shkak të profesionit të saj.

ShowBiz

04/03/2017 21:45

Gjithashtu ajo theksoi se së bashku me Ergin qëndronin zgjuar deri në orët e para të mëngjesit duke folur për projektet e tyre dhe për muzikën, megjithatë tashmë për të duket se gjumi është e vetmja mënyrë për tu takuar me Ergin.

“Gjumi është e vetmja pikë takimi që kam me të, mezi pres ta shoh në ëndrra edhe e shoh shpesh. Në ëndrrën e fundit që e kam parë, ndonëse është shumë personale po e ndaj me ju,  më doli nga mbrapa dhe më thërriste “Bana”.

“Banë duhet ta kapësh situatën duhet të bëhesh e fortë, që edhe të ecësh përpara, nuk gjej shpjegim tek ëndrrat, por sot mund të them që po komunikoj në një tjetër dimension me të që shpresoj të vazhdoj ta kem këtë lloj komunikimi,”-përfundon mes lotësh intervistën motra e këngëtarit të ndjerë Ergi Dini, i cili humbi jetën tragjikisht në nëntor të vitit të kaluar si pasojë e një aksidenti me motor, së bashku me një mikun e tij Kejdi Halili.

YouTube player