Barazon Juventusi

Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim pa gola në udhëtim te skuadra e Udineses, duke rihapur kështu garën për titullin e Serie A.

Sport

01/02/2015 16:52

Ndeshja ishte kryesisht e balancuar me raste nga të dyja skuadrat. Sidoqoftë, asnjëra nga ata nuk arriti të shënojë gold he kështu ndeshja përfundon me rezultat 0-0.

Juventusi mbetet lider i Serie A me 50 pikë, shtatë më shumë se Roma që është në vendin e dytë, ndërsa Udinese ka mbetur në kuotën e 28 pikëve.