lajmi.net

Barazon Interi

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme – 1:0 nga Lazio në Serie A dhe 1:0 nga Udinese në Coppa Italia – Nerazzurrët nuk arritën të fitojnë as kundër Chievos duke barazuar 1:1. Skuadra e trajnerit Walter Mazzarri ishte në disavantazh kur Paloschi i kaloi mysafirë në epërsi në minutën e tetë me një gol të bukur.…

Sport

13/01/2014 22:03

Pas dy humbjeve të njëpasnjëshme – 1:0 nga Lazio në Serie A dhe 1:0 nga Udinese në Coppa Italia – Nerazzurrët nuk arritën të fitojnë as kundër Chievos duke barazuar 1:1.

Skuadra e trajnerit Walter Mazzarri ishte në disavantazh kur Paloschi i kaloi mysafirë në epërsi në minutën e tetë me një gol të bukur.

Mirëpo, Inter reagoi shpejt duke barazuar rezultatin katër minuta më vonë nëpërmjet Yuto Nagatomos.

Në vazhdim nuk pati më gola dhe skuadrat i ndanë pikët.

Barazon Interi

Inter nuk arriti më tepër se një barazim 1:1 në udhëtim te Bologna, edhe pse e dominoi duelin e vlefshëm për xhiron e 13-të në Serie A. Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Panagiotis Kone në minutën e 12-të. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Bolognas, kurse pas intervalit, Nerazzurrët barazuan…

Sport

24/11/2013 21:49

Inter nuk arriti më tepër se një barazim 1:1 në udhëtim te Bologna, edhe pse e dominoi duelin e vlefshëm për xhiron e 13-të në Serie A.

Vendasit kaluan të parët në epërsi me golin e Panagiotis Kone në minutën e 12-të. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Bolognas, kurse pas intervalit, Nerazzurrët barazuan rezultatin nëpërmjet Jonathanit në minutën e 51-të.

Pjesa e mbetur i takimit i kaloi tërësisht mysafirëve, mirëpo pritjet e portierit Curci e ndalën skuadrën e Walter Mazzarrit nga fitorja.

Krejt në fund, mbrojtësi Juan qëlloi traversën, duke konfirmuar fatin e keq të Interit që me këtë barazim e humbi mundësinë të barazohet me pikë me Napolin në pozitën e tretë. Ata mbeten në pozitën e katërt me 26 pikë.

LM