Barazojnë Juve dhe Roma
Juventus u ndal në barazim 2:2 në udhëtim te Verona edhe pse kishte avantazhin e dy golave në pjesën e parë. Juventus e nisi furishëm ndeshjen dhe kaloi menjëherë në epërsi me golin e sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez në minutën e katërt. Ylli argjentinas e dyfishoi avantazhin e mysafirëve kur realizoi sërish pas një asistimi…

Sport
Juventus u ndal në barazim 2:2 në udhëtim te Verona edhe pse kishte avantazhin e dy golave në pjesën e parë.
Juventus e nisi furishëm ndeshjen dhe kaloi menjëherë në epërsi me golin e sulmuesit argjentinas, Carlos Tevez në minutën e katërt.
Ylli argjentinas e dyfishoi avantazhin e mysafirëve kur realizoi sërish pas një asistimi të bukur nga Paul Pogba në minutën e 21’të.
Pjesa e parë u mbyll kështu kurse vendasit u përgjigjën pas intervalit.
Luca Toni ngushtoi disavantazhin duke shënuar me kokë në minutën e 51’të.
Kurse, Pablo Daniel Osvaldo i cili u inkuadrua në lojë në vend të Fernando Llorentes, menjëherë u shfaq i rrezikshëm duke qëlluar shtyllë.
Por, barazimi erdhi në minutën e 94’të kur Gomez shënoi me kokë për festën e madhe të vendasve.
Për fatin e mirë të Juventusit, derbi mes Lazios dhe Romës përfundoi pa gola.
Bianconerët vazhdojnë të kenë nëntë pikë më shumë se Roma që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.