Barazohet rezultati – Oliver Buff tund rrjetën për Zalgirisin

Është barazuar rezultati në ndeshjen Ballkani – Zalgiris.

Sport

05/07/2022 20:31

Përkundër që vendasit po luajnë më mirë, skuadra lituaneze e shënoi golin me anë të pikës së saj më të fortë, lojës në ajër.

Ishte Olivier Buff ai që kërceu më së larti për ta tundur rrjetën me një goditje me kokë, pas një korneri.

Ndeshja akoma po dominohet nga vendasit, por nuk po arrijnë ta gjejnë avantazhin për herë të dytë.

Më poshtë i gjeni pamjet e golit /Lajmi.net/