Barazim i çmendur

Inter dhe Parma luajtën baras 3:3 në një duel që lirisht mund të përshkruhet si i çmendur në Giuseppe Meazza, në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A. Nicola Sansone i kaloi mysafirët në epërsi herët në minutën e 11-të, por Nerazzurrët barazuan rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë nëpërmjet sulmuesit Rodrigo…

Sport

08/12/2013 21:45

Inter dhe Parma luajtën baras 3:3 në një duel që lirisht mund të përshkruhet si i çmendur në Giuseppe Meazza, në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.

Nicola Sansone i kaloi mysafirët në epërsi herët në minutën e 11-të, por Nerazzurrët barazuan rezultatin pak para përfundimit të pjesës së parë nëpërmjet sulmuesit Rodrigo Palacio.

Por, para se skuadrat të shkojnë në pushim, erdhi edhe një gol tjetër nga mysafirët. Portieri Samir Handanovic e lëshoi topin nga dora dhe i mundësoi Marco Parolos ta rikthejë Parmën në epërsi.

Por, ndeshja mori një tjetër kahje kur brenda dy minutave (54 dhe 56), Inter shënoi dy herë me Palacion dhe Freddy Guarin. Mirëpo, Parma sërish u rikthye në lojë duke barazuar rezultatin me Sansonen.

Në vazhdim të dyja ekipet patën raste të dalin fitues, por u ndalën me kaq. Inter vazhdon të jetë në pozitën e katërt, tani ka 28 pikë, 12 më pak se lideri Juventus.