Barazim i ‘çmendur’ në Torino

Torino dhe Inter barazuan 3-3 në një ndeshje që më së miri mund të përshkruhet si e “çmendur”, në duelin e fundit të xhiros së tetë në Serie A. Herët në minutën e pestë, Nerazzurrët mbetën me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të portierit Samir Handanovic i cili me këtë rast shkaktoi penallti. Juan Pablo Carrizo,…

Sport

20/10/2013 21:51

Torino dhe Inter barazuan 3-3 në një ndeshje që më së miri mund të përshkruhet si e “çmendur”, në duelin e fundit të xhiros së tetë në Serie A.

Herët në minutën e pestë, Nerazzurrët mbetën me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të portierit Samir Handanovic i cili me këtë rast shkaktoi penallti. Juan Pablo Carrizo, i cili hyri në portë e priti goditjen e Alessio Cercit.

Mirëpo, vendasit arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 21-të kur Alexander Farnerud shënoi me një diagonale të saktë. Kurse, Inter barazoi rezultatin në çastet e fundit të pjesës së parë kur Freddy Guarin realizoi gol të bukur me gërshërë.

Torino sërish kaloi në epërsi në minutën e 53-të kur Ciro Immobile realizoi për 2-1, mirëpo Rodrigo Palacio shënoi dy herë për Interin në minutat 55 dhe 71 duke e përmbysur rezultatin.

Atëherë kur besohej se Nerazzurrët do të triumfojnë, Nicola Bellomo befasi Carrizzon me një harkim nga goditja e lirë që përfundoi në këndin e vdekur të portës, për rezultatin final, 3-3.