Barazim bombastik

Derbi i 221’të i Merseyside e arsyetoi epitetin e tij. Everton dhe Liverpool barazuan 3:3 në një ndeshje të jashtëzakonshme në Goodison Park, në kuadër të xhiros së 12-të në Premierligë. Philippe Coutinho i kaloi ‘Reds’ në epërsi herët në minutën e pestë. Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë vendasit u kundërpërgjigjën duke e barazuar…

Sport

23/11/2013 14:42

Derbi i 221’të i Merseyside e arsyetoi epitetin e tij. Everton dhe Liverpool barazuan 3:3 në një ndeshje të jashtëzakonshme në Goodison Park, në kuadër të xhiros së 12-të në Premierligë.

Philippe Coutinho i kaloi ‘Reds’ në epërsi herët në minutën e pestë. Mirëpo, vetëm tre minuta më vonë vendasit u kundërpërgjigjën duke e barazuar rezultatin pas golit nga Kevin Mirallas.

Mirëpo, nuk shkoi gjatë dhe Liverpool kaloi sërish në avantazh. Luis Suarez shënoi një gol jashtëzakonisht të bukur nga goditja e lirë në minutën e 19-të, duke heshtur tifozët e zhurmshëm të Evertonit.

Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Liverpoolit, kurse në atë të dytën ndodhi përmbysja, por e përkohshme. Sulmuesi Romelu Lukaku shënoi dy gola të shpejtë në minutat 72 dhe 82 duke e dërguar Evertonin në prag të fitores.

Mirëpo, Liverpool barazoi në minutat e fundit të kohës së rregullt pas golit me kokë nga rezervisti Daniel Sturridge.

Edhe pse u shënuan gjashtë gola, të dy portierët e sidomos ai i Liverpoolit, Simon Mignolet ishte vërtetë i jashtëzakonshëm me pritjet e tij.