Barack Obama darkon me Robert De Niron

Obama u takua me De Niron për darkë, pasi ish-presidenti nënshkroi marrëveshje 90 milionë dollarë për të prodhuar dokumentarin për akuzimin e Donald Trump.

ShowBiz

22/10/2019 15:31

Ish-presidenti amerikan Barack Obama është parë teksa arriti në hotelin Greenwich në qytetin e Nju Jorkut, përpara se të darkonte me Robert De Niron, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Darka erdhi pasi u konfirmua muajin e kaluar se Obama ka nënshkruar marrëveshje 90 milionë dollarëshe për të prodhuar një seri të Netflix në lidhje me akuzat për thirrjet e presidentit Donald Trump.

Aktori De Niro ka qenë një kritik i zëshëm i Trump në të kaluarën dhe madje ka deklaruar se ‘nuk duhet të jetë president’.

Ish-presidenti amerikan kishte veshur një kostum të zi dhe syze dielli, teksa mbante një kafe duke arritur në hotel, të hënën.

Më vonë ai darkoi me yllin e Hollivudit në restorantin Yves në Tribeca. De Niro e kishte mbështetur fushatën e Obamës për president më 2008 dhe vazhdimisht ka shprehur mbështetje për ish-liderin.

Në “Tony Awards 2018”, De Niro në fjalimin e tij e kishte fyer Trumpin. /Lajmi.net/