Banorët pengojnë rrënimet në Prevallë
Me kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot është dashur të nisin rrënimet e ndërtuara pa leje deri më tash në Prevallë. Por ato janë penguar nga banorët.
Lajme
(E plotësuar12:34)
Banorët e Prevallës nuk po lejojnë aksionin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për të rrënuar ndërtimeve në këtë zonë.
Policia po provojnë të qetësojë situatën duke kërkuar nga banorët të lejojnë aksionin, ndërsa këta të fundit janë ankuar se nuk kanë pasur as kohë për t’i larguar gjërat brenda shtëpive të tyre.
____
Kohë më parë Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor kishte paralajmëruar të gjithë ndërtuesit atje që të nisin e t’i rrënojnë objektet e ndërtuara pa leje. Në të kundërtën, ministria kishte paralajmëruar, se do t’i rrënojë ato.
Vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor urdhëronte që në afat prej 15 ditësh të bëhet largimi i të gjitha objekteve montazhë, të rrënohen të gjitha ndërtimet përcjellëse në kamp, të bëhet pastrimi i zonës së kampingut nga mbeturinat ndërtimore dhe të rehabilitohet sipërfaqja e degraduar konform peizazhit ekzistues në ngastrat 182, 2371, 2354, 2355, etj. të Zonës Kadestrale Gornjasellë.
Ministria e cila ka nisur rrënimin e objekteve thotë se shpenzimet e rrënimit do t’i bartin vetë pronarët e objekteve.