Banorët e Big Brother Vip këndojnë Himnin e Flamurit

Banorët e Big Brother Vip sonte i kanë dhuruar publikut emocione të papërshkruara.

ShowBiz

28/11/2021 23:18

Edhe banorët në shtëpinë e famshme të Shqipërisë kanë festuar sot tradicionalisht 109 vjetorin e pavarësisë, shkruan lajmi.net.

“Vëllai i Madh” ka vendosur të surprizojë banorët me një darkë tradicionale me rastin e Ditës së Pavarësisë.

Banorët do të shijojnë ushqimet tradicionale shqiptare në Dhomën e Surprizave.

Derisa ata nuk kanë hezituar të këndojnë të gjithë së bashku Himnin e Flamurit./Lajmi.net/