Banka JP Morgan tërhiqet nga Superliga Evropiane

Banka JP Morgan e cila konsiderohej si sponsorizuese e Superligës Evropiane, ka njoftuar për tërheqjen nga kjo ligë.

Sport

23/04/2021 13:44

JP Morgan ka njoftuar se është penduar për inkuadrimin në këtë ligë, e cila ishte themeluar nga 12 klube evropiane, përcjell lajmi.net.

Superliga Evropiane nuk zgjati aq gjatë, kjo pasi shumë prej klubeve të cilat pranuan ta themelonin atë, u larguan vetëm 48 orë pas themelimit.

“Ne nuk e menduam shumë këtë vendim, por e kemi të qartë tani. Në këtë marrëveshje do të përfshihej një komunitet i gjërë futbollit”, është deklaruar nga Banka.

Fillimisht, ishte planifikuar që Superliga të financohej kryesisht nga banka amerikane me investim deri në 4.3 miliardë euro, por tani as kjo nuk do të jetë pjesë e Superligës.