Banka Botërore: Shkalla e papunësisë në Kosovë, 29 për qind

Në një raport nga Banka Botërore dhe Instituti i Vienës për Studime Ekonomike Ndërkombëtare mbi tregun e punës në Ballkanin Perëndimor për vitin 2019, ka treguar se Kosova qëndron më së dobëti.

Lajme

19/03/2019 22:34

Shkalla e papunësisë në Kosovë në vitin 2019 është 29 për qind, përcjell lajmi.net.

Raporti vëren gjithashtu se në disa vende të Ballkanit Perëndimor papunësia ka rënë dukshëm dhe sipas vlerësimeve, ky është një reduktim historik i papunësisë.

Shkalla e papunësisë nga 12 për qind në Shqipëri dhe Serbi, deri në 29 për qind në Kosovë.

Gjithashtu sipas këtij studimi rajoni është duke pasur ulje të konsiderueshme afatgjatë të papunësisë, nga 1.5 milionë të papunë në vitin 2011 në 776,000 në tremujorin e dytë të vitit 2018.

Pavarësisht nga këto zhvillime pozitive, shkalla e papunësisë mbetet e dyfishtë ose e trefishtë në raport me vendet e Bashkimit Evropian

Gratë vazhdojnë të jenë më pak të përfshira në tregun e punës, por ato ishin “përfitueset më të mëdha të rritjes së punësimit”, thuhet në raport.

Po ashtu thuhet se shkalla e punësimit të të rinjve po përmirësohet, por në mënyrë të pavarur, sipas raportit, mesatarisht 50 për qind e të rinjve punojnë në bazë të kontratave me afat të caktuar. /Lajmi.net/