Të Infektuar: 1052

Të Shëruar: 820

Të Vdekur: 30

Shqiptarja akuzohet se privoi nga jeta një 7-vjeçare në Angli

13:47 | 21 Maj 2020

Akuzohet se e goditi me thikë një 7 vjeçare në park.

Ndaj një emigranteje shqiptare në Angli është ngritur akuza për vrasjen e një 7 vjeçareje me thikë në një park.

Policia e Mançesterit në veri të Anglisë akuzon Eltiona Skana, 30 vjeçe për goditjen me thikë të Emily Jones në Queen’s Park, Bolton më 22 Mars.

Skana është me origjinë nga Fushë Arrëzi dhe jetonte në Agli si emigrante prej 6 vitesh.

Ajo do të dalë përpara gjykatës së Mançesterit më 26 Maj. Ndaj saj rëndëojnë akuzat për vrasje dhe posedim të një mjeti prerës thikë.

Vajza 7 vjeçare ishte duke luajtur në park dhe u godit pa asnjë shkak përpara syve të babait të saj me thikë në qafë nga shqiptarja Skana.