“Banda e shqiptarëve” vjedh 2 shkolla në Xhenova, 7 të arrestuar

19:46 | 23 Gusht 2019

“Banda e shqiptarëve” kanë shenjestruar shkollat në Itali.

Mediat italiane shkruajnë për një ngjarje të pazakontë të ndodhur në Xhenova, ku një grup “kriminal adoleshentësh shqiptarë” kanë vjedhur në 2 shkolla kompjutera dhe të tjera materiale me vlera të konsiderueshme.

Policia italiane gjeti të rinjtë shqiptarë duke fjetur nëpër dhoma me materialet e shkollës që i kishin vjedhur. Ata kishin pak kohë që kishin kryer dy grabitjet. Kjo ishte arsye pse policia e shtetit fqinj prangosi 7 adoleshentët shqiptarë nën akuzën e vjedhjes së kompjuterëve të shkollës.