Ban Ki-mun kërkon rikthimin e qetësisë në Maqedoni

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun sot ka bërë thirrje për kthim të qetësisë në Maqedoni, pasi nga dhuna janë vrarë 22 vetë, përfshirë 8 policë.

Lajme

11/05/2015 17:49

Ishte kjo dhuna më vdekjeprurëse në Maqedoni prej konfliktit etnik të vitit 2001, raporton AFP.

Në deklaratën e tij, Ban Ki-mun tha se ishte i alarmuar nga përleshjet në qytetin verior Kumanovë dhe ka kërkuar nga të gjitha palët që të “bashkëpunojnë për ripërtëritjen e qetësisë dhe për hetimin e plotë të ngjarjeve në mënyrë objektive dhe transparente”.

Më tutje, ai ka kërkuar që të involvuarit të tregojnë “përmbajtje maksimale dhe t’i shmangen retorikës ose aksioneve që mund të përshkallëzojë në tensione të mëtejshme”, transmeton REL.