Ban kërkon zgjidhje të ngërçit politik në Kosovë
Në raportin tremujor të Ban Ki-moon-it për Kosovën, kërkohet nga partitë politike në vend që të zgjidhin problemet e tyre dhe të krijojnë sa më shpejtë institucionet e reja. Ai gjithashtu i ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë dialogun me Beogradin zyrtar.

Lajme
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, ka shprehur shqetësim për ngërçin politik në Kosovë dhe u ka bërë thirrje autoriteteve që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të gjetur zgjidhje.
“Jam veçanërisht i shqetësuar për bllokadën e tejzgjatur politike në Prishtinë dhe për pasojat e mundshme negative në përparimin e bërë deri më tani për forcimin e institucioneve demokratike në Kosovë”, ka thënë Ban në raportin që do të diskutojë Këshilli i Sigurimit i OKB-së më 13 nëntor.
Ban po ashtu u ka bërë thirrje zyrtarëve në Prishtinë që të vazhdojnë dialogun me Beogradin.
“Brezi i tanishëm i liderëve duhet të vazhdojë procesin historik të normalizimit të marrëdhënieve Beograd-Prishtinë, të pajtohet me të kaluarën, të shfrytëzojë mundësitë që ofron Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe të vazhdojë reformat strukturore”, ka thënë Ban, transmeton B92.