Bamieh: Jam e rrezikuar nga EULEX

Prokurorja tashmë e suspenduar e EULEX-it, Maria Bamieh, ka nxjerrë në publik një sërë skandalesh korruptive për misionin e sundimit të ligjit. 

Lajme

29/10/2014 18:22

Në një intervistë dhënë për Express dhe për gazetën britanike The Guardian, Bamieh ka thënë se jeta e saj është në rrezik nga vet zyrtarë të EULEX-it të cilat vijnë si pasojë e publikimit të këtyre informacioneve.

“Më kanë thënë se jam e rrezikuar. Më është thënë se N.C (emër i njohur për redaksinë), mund të vijë pas meje sepse unë jam duke i ekspozuar disa të dhëna. Ai është një vrasës gjakftohtë. Jam e rrezikuar edhe nga EULEX, ata po më sulmojnë. Mund të jem e rrezikuar nga disa kriminelë që janë duke festuar”, ka thënë Bamieh.

“Secili kriminel është duke festuar në Kosovë… Dy milionerë të privatizimit që ishin jashtëzakonisht të brengosur. Do të ketë festime që unë nuk jam më në detyrë. Jam marr me raste të korrupsionit, që përfshinë çështjen e patentë shoferëve, rasti i Ahmet Shalës (zyrtar për patentë shoferë në Pejë), të cilën e çova në burg, jam i sigurt se ata do të festojë atje”, ka thënë ai.

Ajo ka thënë se po flet për të gjitha këto gjëra për të mbrojtur reputacionin e saj.

Ndërsa ka thënë se nëse EULEX vendos ta arrestojë, këtë duhet ta bëjë në mënyrë publike, raporton Express.