Bamford bën heroin e Leeds, Bielsa me skuadrën njoftojnë Aston Villan me humbjen e parë të sezonit
Leeds United kanë shënuar fitore spektakolare në udhëtim kundër Aston Villas, pas një paraqitjeje brilante të Patrick Bamford.

Sport
Skuadra e Marcelo Bielsa ka njoftuar Aston Villan me humbjen e parë këtë edicion, duke fituar 0:3 në udhëtim, shkruan lajmi.net.
Ishte Patrick Bamford ai që shënoi tri gola për skuadrën e tij, duke qenë i papërmbajtshëm këtë mbrëmje dhe pa asnjë dyshim lojtari më i mirë i takimit.
Bamford hapi serinë e golave në minutën e 55’, kur realizoi për 1:0.
Sulmuesi gjeti golin edhe dy herë të tjera, në minutat 67’ dhe 74’, i asistuar nga Klich dhe Costa.
Leeds United tashmë shkon në 10 pikë pas gjashtë ndeshjeve, kurse Aston Villa mbetet me 12 pikë me pesë ndeshje të luajtura. /Lajmi.net/