Balotelli zëvendëson Suarezin?

Menaxheri i Liverpoolit, Brendan Rodgers ka lavdëruar sulmuesin e Milanit, Mario Balotelli para duelit të tyre në SHBA. A mund të jetë ylli italian zëvendësues i Luis Suarezit?

Sport

02/08/2014 10:25

Brendan Rodgers ka lavdëruar sulmuesin Mario Balotelli para ballafaqimit të Liverpoolit me Milanin në Karolinën veriore.

Strategu nga Anfield është në kërkim të një sulmuesi të ri pas dështimit të marrëveshjes për angazhimin e Loic Remy nga Queens Park Rangers. Dhe, ai ka shprehur admirimin e tij për yllin italian i cili së fundmi është spekuluar vazhdimisht me rikthim në Premierligë.

“Balotelli është talent i madh”, deklaroi Rodgers.

“E kam parë në Inter si i ri dhe transferimi në City më mundësoj që ta përcjelli edhe më me vëmendje. Ai i ka të gjitha kualitetet, është i gjatë, i shpejtë, prekjen e parë e ka të shkëlqyeshme dhe mund të shënojë gola. Ai u rikthye në Itali për të luajtur dhe është ende i ri. Nëse përqendrimi i tij është në nivelin e duhur, atëherë ai mund të luajë për cilëndo skuadër në botë”, përfundoi Rodgers.

A mund të jetë Balotelli zëvendësues i Luis Suarezit?