Balotelli zbret rrogën për Liverpoolin

Sulmuesi italian Mario Balotelli ka pranuar pagë më të vogël prej 60 mijë funtesh në javë vetëm që të realizojë transferimin në Liverpool, nga Milan.

Sport

22/08/2014 16:29

Mario Balotelli ka pranuar zbritje të rrogës vetëm e vetëm që të realizojë transferimin në Liverpool nga Milan.

Ylli italian ka mbërritur në Angli ku do t’i nënshtrohet testeve mjekësore pasi Rossonerët pranuan ofertën e Reds me vlerë prej 16 milionë funte për transferimin e tij në Anfield.

Dhe, sipas mediave britanike Balotelli ka bërë një sakrificë të madhe për t’u rikthyer në Premierligë – ku ka luajtur me Manchester Cityn – duke pranuar pagë më të vogël se ajo që përfitoi në Milan.

Derisa ai u pagua 170 mijë funte në javë në Milan, në Liverpool Balotelli do të përfitojë ‘vetëm’ 110 mijë funte në javë.

Liverpool besohet se i ka ofruar më pak për shkak të dyshimeve rreth qëndrimit të tij, por sulmuesi ishte tepër i interesuar që të luajë në Anfield.