Balotelli vjen me një “çmenduri” në Instagram (FOTO)

Sulmuesi i Milanit, Mario Balotelli ka bërë një gabim të madh me një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram.

Sport

03/02/2016 15:45

Mario Balotelli bën gabime pa fund.

E një të tillë e bëri edhe me një fotografi të publikuar në rrjetin social Instagram.

“E dua qytetin ku kam lindur, Palermo”, shkroi Balotelli, përcjell “Lajmi.net”.

Por, ekziston një problem.

Në fotografinë e publikuar nuk ishte Palermo, por qyteti sicilian Cefalu, 80 kilometra larg nga Palermo.