Balotelli, sot i Liverpoolit

Milan dhe Liverpool janë shumë afër zyrtarizimit të marrëveshjes për transferimin e Mario Balotellit në Anfield. Sot, ylli italian mund të konfirmohet si përforcim i ri i Reds.

Sport

21/08/2014 11:38

Milan dhe Liverpool janë zyrtarisht në bisedime për transferimin e Mario Balotellit në Anfield.

“Sky Sports” nëpërmjet gazetarit të mirënjohur Gianluca di Marzio ka njoftuar se menaxheri i Balotellit, Mino Raiola tashmë gjendet në Angli për të finalizuar detajet e marrëveshjes për transferimin e klientit të tij tek gjiganti i Premierligës.

Milan dhe Liverpool janë duke punuar për realizimin e marrëveshjes për kalimin e Balotellit në kontratë afatgjate, e jo në formë huazimi siç spekulohej së fundmi.

Që sot, Balotelli mund të konfirmohet si futbollist i ri i Liverpoolit.