Balotelli shpëton Milanin

Milani nuk arriti më tepër se një barazim 2:2 në udhëtim te Livorno në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A. Rossonerët kanë fituar vetëm një duel si mysafir gjatë këtij edicioni në ligë, xhiron e shkuar ndaj Catanias, por nuk arritën ta bëjnë edhe kundër Livornos. Mario Balotelli e kaloi Milanin në epërsi…

Sport

07/12/2013 18:55

Milani nuk arriti më tepër se një barazim 2:2 në udhëtim te Livorno në kuadër të xhiros së 15-të në Serie A.

Rossonerët kanë fituar vetëm një duel si mysafir gjatë këtij edicioni në ligë, xhiron e shkuar ndaj Catanias, por nuk arritën ta bëjnë edhe kundër Livornos.

Mario Balotelli e kaloi Milanin në epërsi herët në minutën e shtatë. Mirëpo, vendasit u kundërpërgjigjën nëpërmjet Luca Siligardit i cili realizoi në minutën e 26’të.

Livorno e përmbysi rezultatin kur Paulinho shënoi për 2:1 pak para një ore lojë.

Kurse, një pikë Milanit ia shpëtoi Balotelli i cili realizoi nga goditja e lirë në minutën e 83’të. Në fakt, sulmuesi italian ishte afër të realizojë het-trik për fitoren e Rossonerëve mirëpo goditja e tij nga distanca qëlloi traversën.

Milani ka 18 pikë në pozitën e tetë, 22 më pak se lideri Juventus.