Balotelli s’do dështojë në Liverpool
Mario Balotelli nuk do të jetë dështim në Liverpool. Për këtë është i bindur menaxheri i tij, Mino Raiola, sipas së cilit, ky është momenti dhe vendi i duhur që sulmuesi italian t’i shfaq vlerat e tij.
Sport
Menaxheri i Mario Balotellit, Mino Raiola thotë se klienti i tij nuk frikësohet se mund të dështojë në Liverpool, duke insistuar se Reds janë klubi i duhur për 24 vjeçarin.
Përfaqësuesi italian iu bashkua Merseysiders për 20 milionë euro nga Milani, ndërsa do të prezantohet shumë shpejt zyrtarisht në ekipin e ri.
“Ai nuk është i gatshëm të bëhet lider. Liverpooli e ka Gerrardin. Mario do të mbrohet këtu dhe do të jetë në më të mirën e tij”, deklaroi menaxheri italian për Corrierre della Sera.
“Tash, gjithçka është në duart e tij. Një tjetër dështim nuk është i paraparë. Tash, në moshën e tij, nuk ka vend për pardon”, vazhdoi Raiola, sipas së cilit, ishte koha e duhur që Balotelli të ndahet me Milanin.