Balotelli rrihet me Facchinettin

E diela nuk ishte një ditë e as natë e qetë për Mario Balotellin. Sulmuesi i Milanit u ofendua rëndë nga tifozët e Cagliarit dhe pasi shënoi gol, reagoi ashpër ndaj tyre duke u ndëshkuar me karton të verdhë që i kushtoi me suspendim për ndeshjen e ardhshme. Por, as mbrëmja nuk i kaloi pa…

Sport

27/01/2014 20:22

E diela nuk ishte një ditë e as natë e qetë për Mario Balotellin.

Sulmuesi i Milanit u ofendua rëndë nga tifozët e Cagliarit dhe pasi shënoi gol, reagoi ashpër ndaj tyre duke u ndëshkuar me karton të verdhë që i kushtoi me suspendim për ndeshjen e ardhshme.

Por, as mbrëmja nuk i kaloi pa telashe. Ylli italian është përleshur me këngëtarin Francesco Facchinetti, në një klub nate në Milano, ka bërë të ditur e përditshmja sportive italiane Gazzetta dello Sport.

Francesco Facchinetti

Pse? Ndoshta ndonjë kontakt i rastësishëm ose ndonjë fjalë më tepër. Motivet e sakta nuk dihen mirëpo, ngjarja ndodhi para një numri të madh të pranishmëve.

Balotelli ishte i shoqëruar nga vëllai i tij Enoch kurse Facchinetti me disa shokë të tij dhe raportohet se u hodhën edhe grushte, para intervenimit të pjesëtarëve të sigurimit të lokalit që e qetësuan situatën.