Balotelli pranë rikthimit te Milani

Sulmuesi i Liverpoolit, Mario Balotelli është pranë rikthimit te skuadra e Milanit.

Merkato

23/08/2015 09:45

Sky Sports Italia raporton se Balotelli pëlqehet mjaft shumë nga trajneri i ri i Milanit, Sinisa Mihajlovic.

Rosonerët dëshirojnë ta kenë skuadër Balotellin në formë huazimi, duke paguar të gjitha shpenzimet e tij për një sezon.

Italiani është transferuar vitin te kaluar te Liverpooli nga skuadra e Milanit për një shumë prej 16 milionë euro, por asnjëherë nuk ka arritur të tregojë formën e tij të vërtetë te skuadra nga Anfield.