Balotelli nuk është askund
Ish ylli i Milanit, Zvonimir Boban ka bërë kritika të ashpra ndaj sulmuesit Mario Balotelli. Reprezentuesi italian vazhdon të jetë figurë kontroverse për klubin dhe Kombëtaren, dhe Boban, i cili kaloi një dekadë me Rossonerët, duket se është lodhur nga sjellja e Balotellit. “Duhet të ndalemi së foluri për këtë Balotellin”, deklaroi ai për Sky…
Sport
Ish ylli i Milanit, Zvonimir Boban ka bërë kritika të ashpra ndaj sulmuesit Mario Balotelli. Reprezentuesi italian vazhdon të jetë figurë kontroverse për klubin dhe Kombëtaren, dhe Boban, i cili kaloi një dekadë me Rossonerët, duket se është lodhur nga sjellja e Balotellit.
“Duhet të ndalemi së foluri për këtë Balotellin”, deklaroi ai për Sky Sport Italia.
“Në gjithë jetën e tij krejt çka ka bërë është ulur në bankinat rezervë. Ai gjithmonë do të jetë më i vogël se Milani dhe Milani gjithmonë do të jetë më i madh se ai. Në Milanin tim ai do t’i mbante valixhet e futbollistëve si Marco van Basten, George Weah dhe Andriy Shevchenko”, shtoi kroati.
Sulmuesi është në formë të dobët dhe vazhdon të pushtojë ballinat e të përditshmeve sportive italiane, pasi së fundmi u paraqit me vonesë në stërvitje.
“Ai do të merrte ndonjë shuplakë nga futbollistë si Maldini, Desailly, Rosi, Costacurta dhe Baresi për mos ardhje me kohë. Qëndrimi i tij demonstron se nuk është në gjendje t’i perceptojë disa gjëra me trurin e tij dhe tregon se nuk e di se qka do të thotë bartja e fanellës së Milanit”, përfundoi ai.