Balotelli niset drejt një kontinenti tjetër, po i bashkohet klubit të njohur

Sulmuesi i Brescia, Mario Balotelli, është në prag të transferimit te LA Galaxy.

Sport

02/06/2020 19:43

Ish-lojtari i ekipit kombëtar të Italisë verën e kaluar u rikthye në Serie A  nga Ligue 1, duke shënuar pesë gola në 19 ndeshje.

Balotelli do të largohet nga Brescia pasi prishi raportet me drejtuesit e klubit, të cilët gjithashtu janë deklaruar të pakënaqur me italianin.

E ardhmja e tij po lidhet në një kontinent tjetër, saktësisht te LA Galaxy, pjesë e të cilëve në të kaluarën ka qenë edhe Zlatan Ibrahimovic.

Mario Balotelli gjatë karrierës së tij ka veshur fanellat e shumë skuadrave si Inter, Milan, Manchester City, Liverpool, Nice dhe Marseille./Lajmi.net/