Balotelli ngacmon Anglinë

Mario Balotelli nuk beson se Anglia mund ta fitojë Kampionatin botëror në Brazil. Sulmuesi i Italisë mendon se anglezët nuk e kanë mentalitetin e duhur në gara të rëndësishme.

Sport

30/05/2014 10:30

Mario Balotelli nuk beson se Anglia ka shanse të fitojë Kampionatin botëror. Italia do të ndeshet me Anglinë në Manaus më 14 qershor në ndeshjen e tyre të parë të garës në Brazil.

Dhe, Balotelli ka ndezur atmosferën para ballafaqimit duke dyshuar në mentalitetin e futbollistëve të Anglisë, në gara të mëdha.

“Nuk e shoh Anglinë si një ekip që mund të fitojë Kampionatin botëror”, deklaroi Balotelli. “Ata kanë disa futbollistë shumë të mirë, por nuk janë rival për Italinë”, u shpreh  ai.

Mirëpo, ylli i Milanit insistoi se as Azzurrët nuk janë në mesin e favoritëve, por prapë kanë diqka më shumë se Anglia.

“Nuk them se Italia është favorite, por ne kemi mentalitet dhe futbollistë me përvojë për t’i befasuar njerëzit, nuk mendoj se Anglia e ka këtë”, përfundoi ai.

Italia e Anglia do të jenë në grup edhe me Uruguain e Kosta Rikën.